Gold Ag: Dy gjysherit mi vrau serbi, i vune bombe ne xhami. Nena ime frikesohet nga…

1 Просмотры
Издатель
Reperi i njohur Gold Ag ka rrëfyer në emisionin Rudina në Tv Klan se kënga e tij ““Sofra e nanës” është kënga e vetme që ai nuk ka marrë asnjë kritikë dhe është pëlqyer dhe dëgjuar nga e gjithë bota. Ai ka treguar se të gjitha tekstet e këngëve që shkruan ja lexon nënës së tij, ku prej disa prej tyre ajo frikësohet. Ai e këshillon atë dhe i thotë që nuk duhet të frikësohet sepse ajo është një bijë dëshmorësh. Gold Ag tregon se dy gjyshërit e tij, ai nga nëna dhe nga babai janë vrarë nga serbët dhe për këtë arsye edhe këngët e tij kanë shpesh këto tematika.
Gold Ag: Ka qenë një këngë që ka patur komente të shumta. Në të gjitha këngët e tjera ata që nuk i kanë pëlqyer, kanë gjetur ndonjë detaj, jo pse e ke thënë ashtu, kështu, ndërsa tek kjo këngë nuk ka pasur asnjë koment negativ dhe as në YouTube. Ka pasur dëgjueshmëri në çdo vend të botës.
Rudina Magjistari: Me siguri ke fituar zemrat e të gjitha nënave apo jo?
Gold Ag: Unë jam rritur vetëm me nënën prej moshës 6-vjeçare kur më ka ndërruar jetë baba në vitin ’92. Unë me nënën jam rritur dhe kam qejf që ashtu siç e dua unë, gjithësecili të dojë nënën e vetë pavarësisht se rritet me një prind apo me të dy bashkë. Për mua ka qenë sikur e kam kënduar për nënën time duke e hequr veten si kurbetqar. Nënës ja tregoj tekstet e këngëve para se i publikoj dhe tani edhe nuses.
Rudina Magjistari: Të ka thënë ndonjëherë që jo, kjo nuk është gjë mos e publiko?
Gold Ag: Ka pasur raste kur është frikësuar sepse secila nënë për fëmijën e vetë nuk ka qejf të shohë diçka keq. Ka raste që unë e kam atë drejtimin tim, kokfortësinë që kur dua të bëj diçka nuk mendohem dy herë. Ka pasur disa herë frikë por ti je çikë e dëshmorit, bile ti nuk duhet të frikësohesh, duhet të më japësh zemër, jo mos e bëj.
Të dy gjyshërit e mi janë vrarë prej serbëve në vitet ’40. Kur kanë venë bombë në xhami e kanë vrarë babën e babës, babin tim ma ka lënë 2 vjeç. Baba i nënës është vrarë kur ka qenë ushtar dhe nëna nuk e ka parë babën e vetë asnjëherë sepse nuk kishte lindur ende, kur e vranë. Për këtë arsye janë kështu dhe këngët e mia dhe kur më pyesin pse këndon kështu, kjo është historia ime dhe s’mund të bëj ndryshe.

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen
Follow Tvklan on Facebook:
Follow rtvklan on Instagram:
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen
Категория
Смотреть фантастику
Комментариев нет.
Яндекс.Метрика